E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha për Byronë Kombëtare të Hetimit

Nje jave me pare Lulzim Basha i kerkoi kryeministrit Edi Rama te kaloje ne qeveri ligjin per Byronë e Hetimit e ne mungese te nje përgjigje, lideri i opozitës ka ndërmarre nje strategji te re. Ne mbledhjen e deputeteve demokrate, Basha i ka kerkuar kryetarit te grupit parlamentar Edi Palokes qe te enjten te kerkoje futjen me procedure te përshpejtuar te ketij drafti ne séance. Por ne këndvështrimin e Bashes, ligji per Byrone e Hetimit eshte vetëm nje prej çështjeve per bllokimin e te cilave mban përgjegjësi kryeministri Rama, pasi edhe reforma ne drejtësi po bllokohet nga i njejti person. Basha ka theksuar se opozita është me e interesuara per reformën ne drejtësi, pasi kjo eshte vetmja rruge per te zbardhur aferat korruptive te denoncuara nga opozita përgjatë 2 viteve te fundit.

Më shumë video

Reklamë