E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha për Al Jazeera: “Ndërkombëtarët përgjegjës për farsën zgjedhore”

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka kritikuar ndërkombëtarët për mungesën e reagimit ndaj asaj që ai e quan “farsë”. Në një intervistë për Al Jazeera, kryetari i PD-së, ka thënë se shqiptarët janë të tronditur nga mosreagimi ndërkombëtar.

“Shqiptarët janë të tronditur nga mosreagimi ndërkombëtar ndaj provave që lidhin Ramën me krimin e organizuar përmes së cilëve ai rifitoi pushtetin në vitin 2017. Kjo është një situatë shumë e rrezikshme, e cila potencialisht të çon në trazira civile, trazira sociale, nëse nuk ka një dënim të qartë të farsës e cila tashmë ka ndodhur”, shprehet Basha për Al Jazeera.

“Ky është një vend i sigurt për opozitën, por që nuk ka një kandidat pasi po bojkoton plotësisht zgjedhjet lokale. Partia Demokratike akuzon qeverinë për korrupsion dhe kërkon zgjedhje të përgjithshme, është duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama”, vijon më tej kreu i PD-së.

Vazhdo të lexosh

Reklamë