E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: PD zgjedhje sipas modelit amerikan, dialogu me Ramën i dëmshëm

Partia Demokratike duket se ka nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare. Kreu demokrat, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat, deklaroi se PD shumë shpejt do të nisë organizmin e zgjedhjeve primare duke u bazuar mbi modelin amerikan.

 

Basha tha se pas konsultimeve me përfaqësuesit e institutit amerikan Republikan, PD ka vendosur që t’i zgjedhë kandidatët primarë sipas modelit një anëtarë një votë.

 

“Dy ditë jashtëzakonisht të suksesshme me përfaqësues të Institutit Amerikan Republikan. Kam vendosur të sjell standardet e demokracisë Perëndimore. Me modelin që ne do të ofrojmë deputetët e ardhshëm të PD, kandidatët a ardhshëm të PD për deputetë do të zgjidhen nëpërmjet parimit një anëtar, një votë”

 

Basha tha se tashmë çdo gjë është në dorë të popullit dhe se ai nuk do të zhvillojë asnjë dialog me kreun e qeverisë.

 

“Populli ka folur edhe dje, do të flasë çdo protestë, do të flasë dhe me 16 mars. Edi Rama bën mirë të dëgjojë zërin e popullit dhe ti hapë rrugë zgjidhjes politike. Ti zgjidhë duart drejtësisë dhe të lejojë hetimin deri në fund të dosjes “339” dhe dosjes “184”. Natyrisht e di se nuk është në gjendje ta bëjë këtë sepse është pjesë e kësaj dosje. Ndaj zgjidhja kur të gjitha pushtetet janë të kapura mbetet në dorë të popullit. Populli do të vazhdojë të ketë në dorë fatin e tij derisa të kemi çlirimin e Shqipërisë nga krimi, një parlament dhe qeveri të zgjedhur nga populli dhe jo nga kriminelët.”

 

I pyetur në lidhje me takimin e zhvilluar këtë të mërkurë me zv/ambasadoren amerikane, Basha nuk pranoi të japë detaje duke theksuar se nuk bënë komnete në lidhje me takimet me partnerët strategjikë.

Vazhdo të lexosh