E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Basha: PD jo kundër negociatave

Nje dite para se Komisioni Europian te publikoje progres raportin per Shqipërinë dhe te shprehet per rekomandimin per hapjen e negociatave, lideri i opozitës Lulzim Basha ka hedhur poshtë zërat se amendamentet e demokrateve te depozituara ne Komitetin e Stabilizim- Asocimit janë kundër këtij hapi te ri te Shqipërisë ne rrugën e integrimit. Basha ka sqaruar se zgjedhjet, dekriminalizimi dhe droga nuk janë kushte te Partisë Demokratike, por te bashkimit evropian. Nje dite me pare përfaqësuesit e PD ne Komitetin e Stabilizim Asocimit propozuan nje amendament per deklaratën e përbashkët, ku te vihej ne dukje se kushtet per zgjedhje te lira e te ndershme, zbatimi i dekriminalizimit, lufta kunder drogës se bashku me zbatimin e 5 prioriteteve, jane te nevojshme per fillimin e negociatave per anëtarësim.

 

Më shumë video

Reklamë