E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha: PD do bëj realitet ëndrrat e shqiptarëve, Rama në burg

Kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se ora e shpresës për qytetarët tashmë ka filluar.

 

Në fjalën e mbajtur para protestuesve, Basha deklaroi se koha kur një njeri I vetëm mban të gjitha pushtetet ka marrë fund.

 

Reklamë

Ai tha se beteja e nisur nga opozita është një betejë europiane ndërsa theksoi se nuk do të ketë integrim për vendin për sa kohë vendi është I përfshirë nga korrupsioni.

 

Kreu i PD akuzoi kryeministrin Rama se ka shkelur dinjitetin e shqiptarëve dhe se do të shkojë në burg.

 

Basha deklaroi se vetëm zgjedhejt e lira dhe të ndershme do të hapin rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.

 

Basha tha se më 16 mars populli do të marrë në dorë fatet e tij. Ai shtoi se PD do te bej realitet endrren e shqiptareve per pune mireqenie dhe zhvillim.

 

Në fund ,Basha teksa i cilesoi deputetet e rinj si tradhetare, u kërkoi protestuesve që të nisen drejt KQZ-së me qëllim që të gjithë kandidatët e tjere te listës vijuese të djegin mandatet e tyre.

Më shumë video

Reklamë