E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha pas takimit me kreun e Komunës së Mitrovicës: Mbështes apelin e tij për krerët e partive politike

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar këtë të hënë me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

 

Reklamë

Lideri demokrat shkruan se mbështet plotësisht thirrjen e Bahtirit për krerët e partive politike, qofshin në Shqipëri edhe në Kosovë, që të bashkohemi përballë asaj që po ndodh me çlirimtarët e UÇK-së.

 

Po ashtu, Basha i shprehu mirënjohjen për kontribut të jashtëzakonshëm në dokumentimin e spastrimit etnik dhe genocidit në zonën e Mitrovicës.

 

“Kënaqësi dhe emocion i veçantë, takimi i sotëm me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Mbështes plotësisht apelin e tij për krerët e partive politike, qofshin në Shqipëri edhe në Kosovë, që të bashkohemi përballë asaj që po ndodh me çlirimtarët e UÇK. Gjatë takimit i shpreha mirënjohjen dhe zotit Halit Barami, që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në dokumentimin e dhunimit sistematik të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe në veçanti, në dokumentimin e spastrimit etnik dhe genocidit në zonën e Mitrovicës”, theksoi Basha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë