Subscribe

Shtatë eurodeputetë zbarkuan pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë. Takimin e parë delegacioni i Parlamentit Europian e zhvilloi me krerët e opozitës Lulzim  Basha dhe Monika Kryemadhi si dhe me aleatët e tyre.

 

Pas përfundimit të takimit kryetari i Partise Demokratike tha se i kishte njohur antarët e delegacionit me gjendjen e rëndë në të cilën sipas tij ndodhet vendi.

 

Ndërkohë Basha refuzoi kërkesën e tyre për ruatjen e stabilitetit duke e quajtur këtë një qasje të dështuar.

 

Përqasja stabilitet mbi demokracinë ka dështuar.

 

Basha nuk dha një përgjigje nëse i ishte kërkuar të ulet në bisedime me kryeministrin, ndërsa konfirmoi se nuk ka asnjë kontakt mes mazhorances dhe opozitës.

 

Kreu i demokrateve deklaroi se u kishte bërë të qartë eurodeputeteve se zgjidhja e vetëm është një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.

 

Nuk ka asnje kontakt, zgjidhja eshte qeveri tranzitore pa edi rama

 

Lideri i opozites tha se nderkombetareve iu mungon informacioni i saktë për situaten reale ne Shqiperi duke thene se qeveria nëpërmjet makinerisë së saj të propagandës ka deformuar të vërtetën në Shqipëri.

 

Teksa Basha, Kryemadhi dhe aleatet ishin përpara kamerave eurodeputetet u takuan me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

 

Me pas ata iu drejtuan selisë se qeverise për të biseduar me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ku fokusi ishte kriza politike dhe dorëzimi i mandateve nga opozita.

 

Të enjten delegacioni i Parlamentit Europian do te jetë në zyrën e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi,  ndërsa do të bisedojë edhe organizata të shoqerisë civile.

 

 

Në mbyllje të vizitës, delegacioni me anëtaret e Parlamentit Europian pritet te japë nje konferencë për shtyp, ku do të paraqesin gjetjet e tyre sidomos ne lidhje me krizën politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *