Subscribe

Raporti vjetor i Strategjisë ndërkombëtare të kontrollit të drogave i departamentit të shtetit është shfrytëzuar nga lideri i opozitës Lulzim Basha për të mbështetur akuzat e opozitës për qeverinë. Gjatë një deklarate për mediat Basha theksoi se raporti i DASH vë në dukje se qeveria shqiptare nuk bëri asnjë përparim të dukshëm drejt pengimit të pastrimit të parave dhe krimeve financiare në vitin 2020.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“Shkak për situatën dramatike të pastrimit të parave, të korrupsionit dhe të rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve doktaligjore qeveritare është një dhe vetëm një; qeveria e dështuar dhe e korruptuar e Edi Ramës. Shkak për mungesën e progresit në luftën kundër pastrimit të parave ёshtё vet korrupsioni qeveritar qё ёshtё i mbjellur tashmë nё çdo qelizë tё shtetit dhe tё administratës. Kёtё ju e ndjeni nё kurrizin tuaj.“

 

Basha ka sjellë në vëmendje edhe përgjimet e antimafias italiane për të artikuluar akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Tiranës

 

“Nuk ka nevojё tё kujtoj përgjimet e anti-mafies italiane qё tregoi se Shqipёria ёshtё kthyer tashmë njё parajsë edhe pёr Ndraghetёn, e cila pastron paratë e krimit tё organizuar me lejet e ndërtimit nё bashkinë e Tiranës. Raporti i Departamentit tё Shtetit thotë qartë se investimet nё pasuri tё paluajtshme dhe projektet e zhvillimit tё biznesit janë ndër metodat mё tё përhapura tё pastrimit tё tё ardhurave tё paligjshme dhe se boshllëqet ligjore nё legjislacion e 2019 ende e lejojnë kazinotë dhe vendpushimet me 5 yje dhe vendet turistike.”

 

Basha ka premtuar se nëse fiton zgjedhjet çdo zyrtar do të përgjigjet para ligjit. Por lideri i opozitës ka dhënë edhe një garanci tjetër. Përballë akuzave të kryeministrit Rama se opozita do të zhbëj reformën në drejtësi, Basha ka deklaruar se nuk do ta prekë reformën

 

“Zotohem sot para jush se akti im i parë dhe i fundit si Kryeministër do të jetë garantimi i pavarësisë së plotë të drejtësisë, me duart larg nga drejtësia, me funksionimin deri në fund të reformës në drejtësi dhe institucioneve.”

 

Reforma në drejtësi është shndërruar në një prej shtyllave të fushatës elektorale, por ndryshe nga Sali Berisha e Ilir Meta, vete Lulzim Basha gjithnjë ka dhënë garancinë se nuk do të prekë këtë reformë.

 

 

BASHA: DASH, SHUPLAKE EDI RAMES!

 

“DESHTIMI ME PASTRIMIN E PARAVEM NGA KORRUPSIONI. REFORMA NE DREJTESI NUK PREKET”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *