E premte, 2 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha pas dorëheqjes së Haradinaj: Akti i një njeriu që ve Atdheun mbi gjithçka

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

 

Reklamë

Në reagimin e tij kryedemokrata e ka cilësuar dorëheqjen e Haradinajt si akt i një njeriu që ve Atdheun mbi gjithçka.

 

“Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj është akti i një njeriu që ve Atdheun mbi gjithçka. Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Ramush Haradinaj është Kosova – Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova europiane. Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë! Ramush Haradinaj dha sot dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës, pasi është ftuar në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale.”

Më shumë video

Reklamë