Subscribe

Përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha 10 dite nga Parlamenti, siç pritej, ka acaruar klimën politike. Ashtu siç ka vepruar dhe me herët, opozita do te bojkotoje kuvendin për aq kohe sa zgjat edhe dënimi i ish-kryetarit te saj, por ky vendim i mazhorances, duket se do te çoje edhe ne anulimin e takimit për reformën ne drejtësi mes kryeministrit Rama e liderit te opozitës Basha; siç behet e qarte nga ky i fundit ne një reagim kundër dënimit te Berishës.

Lulzim Basha: Kjo është manovër e Edi Ramës dhe Ilir Metës për t’i mbyllur derën opozitës. Për ti mbyllur derën në parlament, në tryezat ku ajo duhet të jetë e pranishme.

Për ti mbyllur derën në reformën e drejtësisë, në reformën zgjedhore.

Por gabim i bëjnë llogaritë. Opozita, Partia Demokratike nuk mbetet jashtë. Ajo është çdo ditë me shqiptarët dhe në krah të tyre, se bash aty është parlamenti i vërtetë, aty nisin dhe merren vendimet e mëdha.

Duke lënë opozitën dhe demokratët jashtë një salle, jashtë një tryeze, Edi Rama dhe Ilir Meta vetëm sa thellojnë izolimin dhe pershpejtojne renien e tyre te pashmangshme.

Perkrah reagimit te liderit te opozitës, deputetet demokrate jane mbledhur paraditen e se shtunës per vendosur bojkotin e plote te parlamentit

Edi Paloka: Duket qartazi që kjo mazhorancë ka vendosur ose shpreson t’i mbyllë gojën opozitës. E ka gabim. Vetëm gojën s’mund të na e mbyllë kurrë. Absolutisht edhe sikur të dalim fare nga ai parlament, ne tashmë e kemi filluar punën tonë si deputetë me parlamentin e vërtetë, qytetarët e këtij vendi. Por duket që tentative nuk është thjeshtë për ti mbyllur gojën opozitës por duket se duan t’i mbyllin çdo derë opozitës.

Të premten kryeministri Rama i dërgoi nje ftese liderit te opozitës Basha, per t’u takuar per reformën ne drejtësi dhe ate zgjedhore; por kur takimi mes dy politikaneve dukej me i afërt se asnjëherë me pare ne te njëjtën dite byroja dënoi Sali Berishën e kjo ashpërsoi klimën politike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *