Lulzim Basha e nisi fjalën e tij para Kuvendit Kombëtar. Ai i kërkoi ndjese demokrateve dhe shqiptarëve që në vend që te merreshin me hallet e tyre, u përplasen për karriget e selise blu.

 

Bashkëatdhetarët tanë e kanë humbur shpresën. Ata kthyen sytë nga qeveria por nuk shohin shpresë. Unë e di që i kthyen sytë nga ne, dhe pritën të bëheshim zëri i tyre. Por ne luftuam njëri-tjetrin në vend që të luftonim për njerezit. Për ju.Ne luftuam për mure dhe godina, në vend që të luftonim për shtëpitë e boshatisura të shqiptarëve. Për shtëpitë tuaja.Në luftuam për karrike dhe zyra, në vend që të luftonim për vende pune për të rinjtë dhe të rejat tona. Për mirëqenien tuaj.Ne ju lamë në mëshirën e një qeverie që i keqtrajton demokratët, i demotivon të rinjtë, i përçmon shqiptarët. Në mëshirën e një qeverie që ju abuzon përditë.Do ishte e lehtë të bëja atë që bëjnë të tjerët prej vitesh, të hidhja fajin diku tjetër, të fajësoja këdo. Por kjo do të ishte hipokrizi. Do të ishte shtirje.Nuk kam ardhur sot të shtirem para demokratëve. Sot, unë ju kërkoj ndjesë të thellë demokratëve, dhe në emër të demokratëve, në emër të Partisë Demokratike ikërkoj ndjesë shqiptarëve.

 

 

 

Basha tha se  duart e pista te politikes se vjeter nuk fshihen dot pas baltes që kanë hedhur ndaj tij.

 

Arsyeja pse jemi këtu bashkë, arsyeja pse ekzistojmë si forcëpolitike është që tju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi pse ekzistojmë është që tju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre. Dhe këto do të jenë udhërrëfyes i rrugës së re që nisim bashkësot.Të nderuar delegatë,Në këto dy vite tejet të vështira, ne rezistuam dhe nuk u bemekurre njesh me llumin e akuzave, nuk adoptuam kurre gjuhen e shpifjeve dhe lincimit publik. Shume here na e kane konsideruarkëtë si dobesi. Por koha tashme e ka treguar se ata qe hodhenbalte ndaj nesh nuk i fshehin dot me duart e pista…Per ne lufta ndaj krimit dhe korrupsionit ne politike e kudo eshte e pakompromiste. Dhe përballja me të keqen nuk ka ngjyrime apo aleanca, te dukshme apo te padukshme qofshin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *