E shtunë, 3 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Basha: Pandemia ia hoqi maskën kësaj qeverie që tallet me të rinjtë

Diten qe universitetet nisen mesimin online, lideri i opozites Lulzim Basha akuzoi qeverine per papergjegjshmeri ne raport me masat e marra per vitin e ri akademik.

 

Reklamë

Gjate nje takimi me studentet, Basha ka vene ne dukje se dihej prej kohesh qe vendi do te prekej nga vala e dyte e pandemise se koronavirusit, por qeveria vendosi per te zhvilluar mesimin online vetem 3 dite para se te hapeshin universitetet

 

“LULZIM BASHA

KRYETAR I PD 

 Studentët kanë paguar qiratë e shtëpive, kanë lënë punën në qytetet e tyre për të ardhur në shkollë. Kujtohen 3 ditë para, ndërkohë studentët kanë bërë shpenzime për të qëndruar në Tiranë.”

 

Basha ka akuzuar qeverine se nuk ka marre masa per mesimin online ne universitete apo edhe ne shkollat e tjera ne rast se rritet numri i te infektuarve nga koronavirusi. Pertej kesaj, lideri i opozites ka vene ne dukje se qeveria duhet te nderhyje per te rritur numrin e testimeve, per te mbeshtetur financiarisht ata qe infektohen ne menyre qe te blejne ilaçet, te mbeshtese bizneset qe ndodhen ne veshtiresi.

 

“Kjo pandemi vetë sa i hoqi maskën kësaj qeverie. Rrugëdalja është të kthehen taksat tek qytetarët, jo tek inceneratorët.”

 

Sipas Bashes, qeveria e ka humbur kontrollin mbi pandemine dhe per kete arsye iu ka bere thirrje te rinjve, te mbajne maskat, te respektojne distancimin social e te mbrojne te moshuarit duke sjelle edhe shembullin e tij personal.

 

“Kam një muaj e gjysëm që nuk i takoj dot prindërit. Nuk i takoj prindërit për t’i ruajtur ata, jo se nuk me merr malli për ta, më merr shumë. Para dy ditësh im atë kishtë datëlindjen, nuk mund ta uroja nga afër.”

 

Lideri i opozites iu ka premtuar te rinjve nje qasje ndryshe nese ne 25 prill fiton Partia Demokratike.

 

“Ne do të investojmë gjysmën e fondit të paketës për universitetin për të paguar stazhin e 10 mijë studentëve çdo vit.”

Më shumë video

Reklamë