Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka prezantuar ne Durrës vizionin e se djathtës per te klimën ndaj biznesit. Gjate nje takimi me sipërmarrës dhe punëtore kryetari i PD Basha ka theksuar se kur te vije ne pushtet Partia Demokratike, do te aplikoje nje pakete lehtësuese per biznesin.

Basha: Për biznesin në tërësi ne kemi një paketë taksash, taksë e sheshtë 9%, kontributi shoqëror 18%. Por për prodhimin në veçanti na duhet një  paketë e veçantë që të ulë koston e prodhimit, që ka të bëjë me energjinë elektrike, me çmimin e naftës, ka të bëjë me TVSH-në për lëndën e parë dhe me aspekte të tjera që ne po i diskutojmë.

Basha ka theksuar se Partia Demokratike është e vendosur qe te marre çdo mase per t’i ardhur ne ndihme biznesit mjafton qe nga ana e tij biznesi te rrisë pagesën per punonjësit.

Basha: Ne duam vetëm një gjë, që të transferohet një pjesë e taksës që do ta ulim  tek rritja e rrogave për punonjësit.

Prej muajsh kryetari i PD Basha ka zhvilluar takime ne çdo qytet te Shqipërisë per te shpjeguar programin qeverisës te PD, i cili përmes politikës së taksave të ulëta, përmirësimit të klimës së biznesit, reduktimit të burokracisë dhe uljes së kostos së prodhimit synon rritje e investimeve vendase dhe të huaja, rritje e numrit të të punësuarve dhe rritje pagash.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *