E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Padia e Ramës për Haradinajn, një perversitet i shëmtuar

Kryetari i partise demokratike Lulzim Basha e ka quajtur një turp dhe perversitet padinë e kryeministrit Rama kundrejt Ramush Haradinajt.

Sipas kreut të PD, ky është një veprim i ulët i një kryeministri të dështuar.

 

“Pseudo-padia e Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës është një perversitet i shëmtuar anti-kombëtar. Është turp i pakapërdishëm që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, të përballet me pasojat e degjenerimit dhe vasalitetit të Ramës.” – shkruan Basha në facebook.

Reklamë

 

Për Bashën, kreu i qeverisë meriton refuzimin dhe revoltën legjitime pasi është një politikan i falimentuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë