Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaron prere se opozita nuk pranon te behet pjese e asnjë pazari. Duke folur per darken mes Rames dhe Metës ne kryeministri mbrëmjen e te martës, Basha tha se mesazhi kryesor per ta është qëndrese deri ne krijimin e nje qeverie teknike.

 

“Le ta dëgjojnë mirë Edi Rama dhe Ilir Meta. Jo një, po 10 darka le të hanë, buka e popullit do u ngecë në fyt. Nuk ka pazar me zgjedhjet e lira e të ndershme. Kjo nuk është lëvizja e një partie politike, por lëvizje popullore. Unë nuk jam drejtues politik, por ushtar i kësaj kauze. Partia Demokratike dhe Lulzim Basha nuk bëhen pjesë pazaresh. Para çdo interesi tjetër, është interesi i çdo qytetari shqiptar. Nuk jemi këtu për të bërë pazar me protestën e popullit, nuk jemi këtu për të lënë në baltë qytetarët, por për të shembur nga themelet këtë sistem të korruptuar e të inkriminuar.”

 

Kete te mërkurë protestës se opozitës gjate paradites i jane bashkuar naftëtarët. Sipas Bashes, ata jane braktisur dhe përbuzur nga qeveria Rama. Ndërsa gjatë pasdites lideri demokrat ka zhvilluar nje bashkëbisedim me te rinjtë dhe eshte zotuar se do te anuloje ligjin e arsimit te larte. Kjo e mërkurë shënoi edhe diten e 5 te protezës se opozitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *