Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha u ka shpjeguar qytetareve te Kukësit se kur e djathta te vije ne pushtet, do te fokusohet tek investimet ne infrastrukture dhe tek mbështetja e bizneseve qe punësojnë te rinj; për  te zgjidhur nje prej problemeve me te renda ne Kukës, papunësinë e larte.

Lulzim Basha: Do t’i ulim taksat, 9 për qind do ta çojmë tatimin për biznesin. Tatimin mbi të ardhurat personale deri në 350 mijë lekë do të jetë zero, mbi 350 mijë lekë për pjesën e shtuar do të jetë 9 për qind e sheshtë dhe jo 13 e 23 siç e kanë këta. E gjitha kjo do të rifusë në qarkullim gjithë ekonominë e vendit, afro 1 miliard euro, 2 milionë lekë të vjetra për familje. Zgjidhje janë investimet që hapin vende pune. Zgjidhje është subvencione për industrinë që hap vende pune për të rinjtë.

Basha ka takuar edhe fermerët e Shishtavecit, duke iu premtuar zgjidhje per konkurrencën e pandershme

Lulzim Basha: Do të bëjmë gjithçka që patatja e Shishtavecit të shitet, do ta bëjmë duke subvencionuar pataten në radhë të parë. Do të merrni subvencione për pataten. Kështu që çmimi i patates së Shishtavecit të jetë i pakonkurrueshëm në treg. Për sa kohë që mund të provosh që ke sipërfaqe toke që e punon apo ke gjedhë, bagëti të imta të cilat i mbarështon do të marrësh subvencion të drejtpërdrejtë nga shteti. Buxheti për të përballuar këtë do të jetë minimalisht 100 milionë euro përveç skemës së subvencionimit do të ketë edhe një skemë tjetër që është skema e investimeve në infrastrukturë, ujitje, vaditje, kullimi, tregje dhe akses në treg.

Gjate vizitës ne Kukës, Basha është takuar edhe me 32 sanitareve të larguara padrejtësisht nga puna në spitalin e Kukësit, te cilat i ka garantuar se partia demokratike do tu  ofrojë asistencë ligjore falas të gjithë punonjësve të sistemit të shëndetësisë të larguar në mënyrë të padrejtë nga puna.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *