E shtunë, 31 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha nxjerr audion ku Rama ofendon qytetarin: Ky është Kryeministri!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kujtuar Ramës një audio të tre viteve më parë, ku kryeministri ofendon një qytetar me të cilin po komunikonte në telefon.

 

Reklamë

Duke e quajtur një gjuhë aspak etike, lideri demokrat e akuzoi më tej kreun e qeverisë se ka hyrë në politikë përmes mbështetjes së ofruar nga grupet kriminale.

 

Reklamë

“Një nga problemet më të mëdha të kohëve moderne është mundësia që i jepet sharlatanëve politikë të luajnë me kujtesën e qytetareve që bombardohen me një volum lajmesh, propagande, mashtrimesh që është 10 fish se 10 vite më parë. Kjo i jep mundësi sharlatanëve politikë të dalin dhe të hiqen si engjëj, kur në fakt kanë qenë autorët e fjalorit më banal që mund të imagjinojë mendja njerëzore. Këtu në këtë sallë, para qytetarëve në fushata elektorale, në emision televizive apo në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët. Nuk e kam fjalën për kërcënim për ato që parafolësi i ka pasur biletën e hyrjes në politikë, krah për krah me kriminele, një pjesë e të cilëve janë nën dhen, për shkak të intrigave politike.”

 

Debati në audio:

 

Rama: Po ça vodha mor të q***** robt,  mor maskara, mor zagar, çfarë vodha unë mor qen?

Qytetari: Që nga teatri

Rama: O rrugaç

Qytetari: Unë rrugaç apo ti që shan?

Rama: Flet me atë sheh në Francë mor maskara

Qytetari: Maskara je ti që vjedh

Vazhdo të lexosh

Reklamë