“Basha nuk vendos dot kushte”

Pak minuta pasi kreu demokrat kërkoi qeveri teknike, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjetin social facebook, Rama shkruan se dikush duhet t’ia mësojë kreut të PD-së se kushte mund të vendosë vetëm brenda Shqup-it dhe ta këshillojë që edhe aty me pak kujdes, sepse jo të gjithë janë gati t’ia pranojnë çdo lloj kushti – siç tregoi procesi i reformës në drejtësi. Në reagimin e tij, kreu i qeverisë thekson se qeveria ka një mandat për të qeverisur Shqipërinë dhe kontrata me shqiptarët është katërvjeçare. Sipas Ramës: “Në asnjë pikë të kësaj kontrate nuk figuron ndonjë detyrim i qeverisë, për t’i bërë babysitting Lulëzimit. Duhet të rritet vetë dhe të mësojë të udhëheqë pa babisiter!”Kryeministri e mbyll reagimin e tij, duke thënë se deklaratat e kreut të opozitës i kujtojnë një shprehje të ish-trajnerit të kombëtares italiane të futbollit Arrigo Saki: “Nuk ka më keq për fëmijën se një baba harbut, që e gënjen mendja se i biri është Francesco Totti i ardhshëm!”




