E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha nuk ndalet/ Hapet gara edhe për zëvëndësimin e Albana Vokshit nga Forumi i Gruas

Lulzim Basha nuk ndalet. Pasi kërkon të largojë Belind Këlliçin nga kryetari i Forumit Rinor, radha i vjen Albana Vokshit.

 

Reklamë

Pa kaluar as 24 orë nga shpallja e zgjedhjeve për drejtuesin e ri të FRPD-së, një tjetër forum do t’i nështrohet gares, ai i gruas që drejtohet nga Albana Vokshi.

 

Ndryshimet e kërkuara nga Lulzim Basha vijnë pasi si Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi janë mbështetës të foltores së Sali Berishës dhe kur ky i fundit ka paralajmëruar se në 11 Dhjetor do të mbledhë Kuvendin Kombëtar të demokratëve.

 

 

 Kryetari i PD Lulzim Basha udhëzoi zhvillimin e zgjedhjeve për kryetaren e LDGSH-së, post i cili mbahet me emërim që prej vitit 2012, si dhe të organeve të tjera drejtuese të Lidhjes së Gruas. Zgjedhja e kryetares së LDGSH-së do të bëhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë. Kjo është hera e parë që anëtareve të Forumit të Gruas u njihet e drejta për të zgjedhur drejtuesen e tyre me votë direkt, njofton PD.

 

Kryetari Basha ngriti një grup të posaçëm për zgjedhjet në LDGSH, i cili përbëhet nga:

 

  1. Grida Duma  

  2. Arta Sakja  

  3. Dhurata Çupi  

  4. Orjola Pampuri  

  5. Greta Bardeli 

  6. Alfrida Marku  

  7. Ina Zhupa  

  8. Eralda Tase Bano  

  9. Zheni Gjergji 

  10. Ledina Aliolli 

 

Grupi i punës, sipas PD, do të mbikqyrë mbarëvajtjen e procesit për zgjedhjen e Kryetares dhe zgjedhjet dhe riorgarnizimin e të gjitha forumeve të tjera të LDGSH në qendër dhe në degë.

 

Prej vitit 2012, sipas selisë blu, posti drejtues ka qënë me emerim , post që mbahej në fakt nga Albana Vokshi.

 

Si Belind këllici që ka drejtuar forumin rinor, ashtu edhe Albana Vokshi që ka drejtuar forumin e grave, janë emra të cilët janë pozicionuar me Sali Berishën dhe mesa duket këto lëvizje të Bashës janë të gjitha në kuadër të pretendimit të liderit historic për të mbledhur Kuvendin Kombëtar në 11 dhjetor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë