Pas përfundimit te mitingut te opozitës ne Peshkopi, ka reaguar Partia Socialiste. Ne nje deklarate per mediat, partia me e madhe e mazhorances thekson se ky takim elektoral i ndihmon dibranet te bëjnë dallimin mes nje force politike qe vetëm shpif si PD dhe një force politike si Partia Socialiste, e cila ka shpjeguar projektet konkrete per Dibrën. “Lulëzim Basha ulëriti gjatë për të gjitha të zezat, duke shprehur bindjen se dibranët nuk janë budallenj që të gënjehen me llafe, dhe natyrshëm lind pyetja: Ku mendon Lulëzim Basha se do t’i gjejë aq shumë dibranë jobudallenj që gënjehen nga llafet e tij?! Ku do t’i gjejë Lulëzim Basha aq shumë dibranë që të besojnë se Partia Demokratike e ka gati Rrugën e Arbërit?!” Deklaron Partia Socialiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *