Subscribe

Afati përfundoi dhe Lulzim Basha nuk firmosi dokumentet e kërkuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Me ngushtimin e afateve për regjistrimin e koalicioneve dhe të kandidatëve, Ilirjan Celibashi pritet të vendosë të hënën për fatin e regjistrimit në zgjedhje, të Partisë Demokratike.

 

Për Vizion Plus, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu, thotë se dokumenti që shpreh angazhimin e kryetarit të partisë, për të përmbushur detyrimet ndaj kodit zgjedhor, është i ligjshëm edhe pse ai mban firmën e Enkelejd Alibeaj.

 

MARASH LOGU

PERFAQESUES LIGJOR I PD

 

Deklarata me shkrim, nuk është një deklaratë personale e kryetarit me shkrim. Ajo është një deklaratë dhe një angazhim që merret në emër të partisë. Sigurisht që në emër të një partie politike kryesisht vepron kryetari por në mungesë të tij mund të veprojë edhe nënkryetari. Më lejoni t’iu sjellë një shembull. Në kushtetutë, nëni 100 pika 4 thotë që të gjitha vendimet e Këshillit të Ministrave vendosen nga kryeministri. Në jo pak rastë këto vendimarrje firmosen nga zv-kryeministri, çfarë do të thotë kjo që të gjitha këto vendime janë antikushtetuese, absolutisht jo.

 

Firma nuk ishte kërkesa e vetme ndaj Lulzim Bashës. Ilirjan Celibashi i kërkoi që në autorizimin që i ka bërë delegimit të kompetencave, të specifikojë se Indrit Sefa është personi i ngarkuar për të kryer të gjitha procedurat për regjistrimin e partisë, për zgjedhjet e 14 majit. Edhe ky argument, ligjërisht për PD-në nuk qëndron.

 

MARASH LOGU

PERFAQESUES LIGJOR I PD

 

Partitë politike parlamentare siç është PD, kanë sipas nenit 26 të kodit zgjedhor përfaqësuesit e tyre të përhershëm pranë KQZ-së, pra edhe sikur mos të kishte një autorizim në këtë rast, ne përfaqësuesit e përhershëm kemi të drejtë të paraqesim çdo kërkesë, përfshirë edhe kërkesat për rregjistrimin e partisë në zgjedhje.

 

 

Në këtë situatë, ku simbolet e Partisë Demokratike rrezikojnë për të dytën herë mos të vendosen në fletën e votimit, pyetja për përfaqësuesin e tij ligjor është se, çfarë e pengon Lulzim Bashën të mos e përsërisë historinë, me ndryshimin se në 2019 i vetëbojkotuan, ndërsa në 2023-in janë dyerve të gjykatave për vulën.

 

MARASH LOGU

PERFAQESUES LIGJOR I PD

 

Lulzim Basha ka lëshuar çdo lloj autorizimi të nevojshëm në mënyrë që partia të vazhdonte funksionimin në mënyre normale, pro që nga ai moment ai nuk ka ushtruar asnjë lloj detyre që i përket drejtimit apo lidershipit të PD-së. Në këtë kuptim dorëheqja është një akt vullnetar, askush nuk mund të detyrohet të vazhdojë të ushtrojë funksione që ai ka ushtruar përpara. Pra nuk kemi të bëjmë me një pengesë por kemi të bëjmë me një realitet të ri politik dhe juridik.

 

Nëse Ilirjan Celibashi nuk i regjistron dhe gjasa kjo është, pasi ai kërkon firmën e Lulzim Bashës sipas nenit 64 të Kodit Zgjedhor. Përballja e radhës mbi ligjshmërinë e dokumenteve, do të behët në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *