Seanca e radhës e kuvendit të Shqipërisë nuk i shpëtoi skenareve të javëve të fundit.

 

Pas fjalëve të dy krereve të grupeve parlamentare Balla dhe Spaho, e mori fjalen kryetari i PD.

 

Basha tha se nuk ka kuptim që seance të vazhdojë pa praninë në sallë të Ramës dhe Xhafajt.

 

Ai tha se prej 4 javësh, institucionet mbahen peng për të mbrojtur vëllain e Fatmir Xhafajt dhe vetë Ministrin e Brendshëm.

 

Basha ripërseriti edhe një herë kërkesën e opozitës për largimin nga detyra të Fatmir Xhafajt.

 

Gramoz Ruci i ndërpreu fillimisht fjalën Bashës pasi i mbaroi koha por pati replica në distancë me ish kryeministrin Berisha i cili i kërkoi llogari kreut të kuvendit për ndërprerjen e fjalës ndaj kryetarit të PD.

 

Por Gramoz Ruci iu drejtua Berishës me fjalët: “ Mos bërtit, cfare ke që bërtet”.

 

Ruci u tërhoq duke i dhënë edhe tre minuta kohë për të folur Lulzim Bashës por kjo nuk i mjaftoi, drejtuesit të opozitës i cili vazhdoj të flasë në foltore pa mikrofonin e sallës.

Kreu i Kuvendit i kerkoi Bashes serish te ulej por pasi kreu i PD nuk pranoi, u rikthye skenari i njohur i bllokimit te foltores nga te gjithe deputetet e PD, cka solli edhe nderprerjen e seances per 10 minuta.

Pas rinisjes, Ruci lejoi Bashen te flase serish 3 minuta por edhe pas perfundimit te kohes, kreu i PD nuk eshte ulur duke vazhduar bllokimin te qendroje ne foltore megjithe thirrjen e vazhdueshme te kreut te seances per tu ulur.

Ai vijoi akuzat ndaj qeverise duke thene se Rama vendosi nje kryeprokuore kukull ne menyre qe te mbronte Agron Xhafajn.

Kjo gje e detyroi Gramoz Rucin te nderpriste per here te dyte punimet e kuvendit ndersa me rinisjen e punimeve ai akuzoi Bashen dhe opoziten se po e perdorin kete skenar ne kuvend vetem e vetem per te demtuar procesin e integrimit te vendit aq me teper qe me 28 qershor do te kete nje vendimarrje nga vendet anetare te BE-se.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *