Lideri i opozitës Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas kallëzimit për shpifje që kryeministri ka bere gati për deputeten e PD-së, Albana Vokshin ne facebook, Basha shkruan se “kërcënimi i kokoshit 200-milionësh ndaj Albana Vokshit, pas një serie denoncimesh kurajoze, me fakte e me prova për korrupsionin në shëndetësi, për zhvatjen që ai po i bën parave të shqiptarëve me miliarda çdo muaj, tregon dy gjëra: se kryehajduti Edi Rama përmes mashës së tij Ilir Beqaj i kanë vjedhur ato miliona euro dhe po vjedhin dhe sot të tjera. Dhe se ai ka në shërbim të tij drejtësinë e gjyqtarët e tij mercenarë në Gjykatën e Lartë, me të cilën kërcënon opozitën dhe fjalën e lirë”. Kreu i demokratëve vijon akuzat ndaj qeverisë duke theksuar: “E siguroj Ramen dhe skotën e prokuroreve dhe gjyqtareve te korruptuar qe i bëjnë temenara dhe qoka, duke shkelur ligjin se jo vetëm opozita, PD dhe çdo përfaqësues i saj do te denoncojnë korrupsionin e Edi Rames, por se ai dhe banda qe e rrethon ne qeveri e gjyqësor, do te kenë fundin e hidhur qe u rezervon populli hajduteve te babëzitur si këta. Ky regjim mafioz duhet shkallmuar nga themelet – përfundon Basha reagimin e tij.
Basha: Nuk do t’i ndalim denoncimet
