Subscribe

9 muaj para zgjedhjeve parlamentare kryetari i PD Lulzim Basha ka nisur nga Fieri turin e takimeve me strukturat e partisë. Duke u nisur nga rasti i zgjedhjeve ne Dibër, ku sipas PD bandat dhe votat e blera rrënuan procesin elektoral; Lulzim Basha ka sqaruar strategjinë e opozitës per betejën e qershorit 2017. Sipas tij,  pavarësisht aleancave te qeverise me bandat; kjo nuk do te jete asnjëherë alternative per Partine Demokratike.

Çelësi i fitores tonë nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë përgjigjja e bandës me bandë. Forca jonë, forca e opozitës është qytetari shqiptar. Receta e opozitës është qytetari shqiptar dhe mrekullia e opozitës do të jetë qytetari shqiptar.”

Dhe Basha duket se e ka një strategji se si te afroje qytetaret pranë Partisë Demokratike; duke premtuar se te korruptuarit socialiste nuk do te zëvendësohen nga ata me tesere PD.

“Duke iu dhënë besim njerëzve se rrotacioni i ardhshëm i pushtetit nuk do të jetë që drejtori aktual i Albpetrolit të zëvendësohet me një tjetër horr, vetëm kësaj radhe me teserë të Partisë Demokratike. Duke iu dhënë shpresë njerëzve se politikat tona nuk do të jenë thjesht dhe vetëm heqja e riskut buxhetor nga filan oligark dhe çuarja tek oligarku tjetër. Por se në qendër të politikave tona do të jenë njerëzit, do jenë qytetarët, do të jenë problemet, do jenë hallet e tyre dhe zgjidhjet”.

Javën e kaluar lideri i opozitës shpalli fillimin e nje turi me strukturat e partisë ne te gjithë vendin. Nuk kane te rralla rastet kur deputetet demokrate kane ngritur ne mbledhjet e grupit parlamentar problemin e strukturave te partisë, te cilat sipas tyre kane 3 vjet qe kalojnë neper procese zgjedhore e nuk janë te motivuara.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *