Subscribe

Në kuadër të fushtës elektorale, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet këtë të diel në Tropojë.

 

Në fjalën e tij para tropojanëve që kishin dalë ta prisnin, kreu i demokratëve tha se këto tetë vite qeverisje nuk i pranon më asnjë shqiptar. Për këtë, ai kërkoi që vota e 25 prillit të shkojë masivisht për numrin 9 për të ardhmen e fëmijëve, për të ndalur emigracionin, për fermerët e Tropojës e të gjithë Shqipërisë.

 

Pas përfundimit të fjalës, lideri demokrat vendosi lule tek busti i Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.

 

“Në Tropojën e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit. Në këtë vend të mbushur me bukuritë më magjepsëse, me bukuritë më të rralla që syri i njeriut sheh nga skaji me verior në skajin më jugor të vendit…Nuk ka rrugë tjetër përveç votës tuaj! Është në dorën tuaj! A i ha njëri më këtu në Tropojë gënjeshtrat, mashtrimet e Edi Ramës, që guxon pas 8 vitesh pushtet të vij vërdallë me projekte virtuale, edhe mashtrime elektorale të ditë së fundit? A ka njëri që mendon se pas 8 vitesh pushtet më shumë se kushdo tjetër që nga koha e Enver Hoxhës, ky njeriu që s’arriti asgjë për ju, e jua bëri jetën më të vështirë, mund të bëj diçka edhe për 4 vitet e tjera? A ka shqiptarë që nuk e di që pa larguar Edi Ramën nuk ka ndryshim? Ndaj kujtdo që ushqen më të voglin, më të vocklin krimb ndryshimi dua ti them fare qartë se si çdo shqiptarë e me përgjegjësinë për të rrëfyer rrugën drejt përparimit, zhvillimit dhe ekonomisë së fortë, me përgjegjësinë për të hapur negociata brenda 100 ditëve të para si kryeministri i të gjithë shqiptarëve, as unë dhe askush nuk duhet të ketë as edhe një fije dyshimi. Koha e premtimeve të pa mbajtura ka marrë fund. Koha e Edi Ramës ka mbaruar. Është koha për një qeveri e të gjithë shqiptarëve. Është koha për një qeveri shërbëtorë të tuajën. Për një qeveri që jo arrogancën, jo shtypjen, jo gjobën por ndiejnë e vuajtjes, ndjenjën e dhimbjes të çdo familje ta ndiej në zemër, sfidat e çdo shqiptari ti ndiej si të vetat, e kështu ti bashkojmë të gjithë shqiptarët sot të vuajtur, sot në nëpërkëmbur, nesër me zgjidhje të përbashkëta, me punë, me zhvillim, me mirëqenie për të gjithë. Vëllezër dhe motra, ora që po afron është më e rëndësishmja. Nuk ka shans të dytë. Ndaj, nga malet e larta të alpeve deri në fushat e blerta të Myzeqesë, le të dalim masivisht. Sot një javë, na ndan nga ndryshimi, nga ndryshimi që ka zbritur në këtë shesh e 25 prill do të jetë në çdo kuti votimi, duke votuar numrin 9. Numrin 9 për ndryshim, numrin 9 për të ardhmen tuaj, numrin 9 për fëmijët tuaj, numrin 9 për mirëqenie, numrin 9 për Shqipërinë që bën përpara, numrin 9 për Shqipërinë si gjithë Europa.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *