Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri një bashkëbisedim me qytetarët “live” nga makina. I nisur për në Kavajë për fushatë, Basha kaloi tek ish-sheshi “Shqiponja” dhe vuri në dukje trafikun e rënduar aty.

 

“Ju përshëndes nga trafiku i rënduar i Tiranës, rrugës për në Kavajë. Në këtë ditë të bukur me diell, ka qindra qytetarë të ngecur në trafik. Nuk besoj se ka ngelur shqiptar që nuk e njeh këtë bllokim konstant trafiku.”

 

Në vijim, ai tregoi edhe një herë se çfarë do të bëjë nëse vjen në pushtet. 25 prillin, Lulzim Basha e quajti ditë ndryshimi.

 

“E rëndësishme është të kthehen në Shqipëri investimet e huaja. Është e turpshme që Shqipëria ka pagën më të ulët në Ballkan. Vetëm dy mandate për kryeministër, atë që nuk e bën dot për 2 vite se bën për 8. Heqja e traut në Rrugën e Kombit, anulimi i koncesioneve korrupitve. Ne kemi thënë prej 7 vitesh, pa e luftuar korrupsionin nuk vijnë investimet e huaja. Më 25 prill me largimin e Edi Ramës sjell dhe drejtësi. Duke pasur një administratë dhe një shtetet që është për ju, i gjithë potenciali i vendit do të kthehet në punësim dhe zhvillim. 25 prilli është ditë ndryshimi për të gjithë të rinjtë. Nëse paga minimale bëhet një detyrim ligjor, kosto e shtuar për sipërmarrësin, për sigurimet, por paga minimale do të bëhet realitet kur të realizohet e gjithë paketa jonë ekonomike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *