Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në seancën e sotme parlamentare u ndal sërish te çështja e inceneratorëve.

 

Duke e cilësuar si vjedhjen më madhe të 30 viteve të fundit, ai u shpreh se Komisioni Hetimor u bllokua me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

 

“Ju keni vjedhur 430 milionë euro popullit më të varfëruar me keqqeverisje dhe vjedhjen më të madhe të 30 viteve. Këto fakte sot nuk janë më denoncime e para 7 viteve të opozitës, por fakte të zbuluara nga Komisioni Hetimor Parlamentar i cili para syve të shqiptarëve u bllokua me urdhër të Ramës. Paradoksi i dikujt që duhet të ishte nën drejtësi dhe është mbi drejtësinë. PD mbështet hetimet për këtë aferë se ka mbështetjen e taksapaguesve shqiptarë. Zonja e zotërinjt të SPAK, bëni detyrën tuaj, komisioni i ka nxjerrë hapur të gjitha.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *