Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi këtë të mërkurë një fabrikë ulliri në një fshat të Vlorës.

Në bisedën që realizoi me krydemokratin, pronari i fabrikës, Piro Myrtaj deklaroi se prodhimi i ka mbetur stok nga mungesa e tregut dhe rënia e kërkesës.

“Po këtë vit kemi prodhuar, po na ka ngelur vaji stoqe, nuk ka treg, ka mungesë tregu. Shteti s’na ka ndihmuar në subvencionet e fidanëve, mbjelljen, as me rimbursimin e karburanteve që djegim. Se ne transportin e ua bëjmë falas me fshatarët e thjeshtë…Edhe ata janë të pakënaqur sepse nuk po e shesin vajin e ullirit, u ka ngel stoqe atje. Nuk arrijnë të shlyejnë lekët e përpunimit të ullirit.”

Pasi u njoh me shqetësimin, Basha u shpreh se një nga prioritete kryesore të PD do të jetë bujqësia, për të cilin tha se është sektori më i harruar. Ai premtoi se nëse demokratët fitojnë mandatin, do të ketë subvencione për çdo fermer të paktën sa vendet e rajonit.

“Në asnjë vendit të botës nuk ecën as bujqësia, as blegtoria, as agropërpunimi pa subvendione nga shteti. Në Amerikë, në Bashkimin Europian dhe në vendet fqinje. Bashkimi Europian 1/3 e buxhetit, e ka mbështetje për fermerin. 1 në 3 euro që shpenzon Bashkimi Europian, që është tregu më i madh i botës, e shpenzon në mbështetje për fermerin. Maqedonia e Veriut, 100 milion, ka shkuar më shumë 120 milion euro subvendione për fermerin. Çfarë kemi bërë ne? E filluam me këto subvendionet për ullinjtë para shumë vitesh dhe kaluam nga 2 milion apo 3 milion, në pothuajse 20 milion rrënjë ullinj. Kjo çfarë solli? Kjo solli në radhë të parë që ne u bëmë një faktorë në prodhimin e vajit të ullirit, edhe për tregun vendas, edhe për tregun e huaj. Sepse për herë të parë ne patëm mjaftueshëm vaj ulliri dhe të një cilësie superiore, të varieteteve të ndryshme. Po jua them me gjuhë popullore, me programin tonë të gjithë fermerët do bëhen kulakë, të gjithë do të kenë para në xhepat e tyre, nuk do ta ulin kokën para qeverisë. Do kenë para në xhepat e tyre njësoj si sipërmarrja. Programi ynë e bën të mundur siç janë fermerët e Kosovës dhe të Maqedonisë, të jenë njerëz me mirëqenie dhe me para në xhepat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *