E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 minuta më parë
Politikë

Basha: Nëse nuk kryhen testime, pasojat do të jenë shumë të rënda

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përsëritur thirrjen e tij për të kryer sa më shumë testime për rastet e dyshuara me COVID-19. Ai e cilëson të vetmen mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona.

 

Përmes një postimi në “Twitter”, lideri demokrat shkruan se është përgjegjësi e qeverisë që të mbrojë shëndetin e njerëzve dhe t’i pajisë me mjetet e duhura ekipet mjekësore.

 

“Testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona. Pa testuar, pa gjurmuar, pa izoluar, pasojat do të jenë shumë të rënda! KM po fshihet pas një komiteti te teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është. Është përgjegjësi e qeverisë që të mbrojë shëndetin e njerëzve, të pajisë me mjetet e duhura ekipet mjekësore dhe të mbajë në këmbë ekonominë. Sulmet kundër opozitës nuk i fshehin dot dështimet e tij.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë