E mërkurë, 16 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Negociatat nuk u hapën

Ilustrim · Vizion Plus

Për Lulzim Bashen ky është momenti kur duhet thënë e vërteta për integrimin. Te martën negociatat për anëtarësim nuk u hapen, e Shqipëria duhet te plotësojë një sere kushtesh para se këshilli te ulet serish për vendimmarrje qershorin e vitit te ardhshëm.

 

“Moshapja e negociatave është një lajm i keq dhe një realitet i hidhur për të gjithë shqiptarët dhe perspektivën Europiane të vendit”.

 

Sipas Bashes arsyet për këtë dështim te qeverise Rama janë te qarta.

 

Moshapja e negociatave:

* Është refuzim ndaj krimit dhe korrupsionit që ka pushtuar Shqipërinë nën qeverisjen Rama.

* Është refuzim i politikës së kapur nga krimi.

* Është refuzim i ekonomisë të kontrolluar nga paratë e drogës dhe të krimit.

 

Për këtë arsye Basha i ka bere thirrje te gjithë shqiptareve për një levizje qe ai e quan kthesa e madhe.

 

Nuk është një proces teknik ku duhet të korrigjojmë pak shënjestrën e t’i themi Edi Ramës, ndrysho pak ngjyrën e atleteve. Ky është një dështim politik i paralajmëruar. Mënyra sesi Edi Rama po e trajton këtë dështim politik tregon fare qartë se në qoftë se nuk bëjmë një kthesë të madhe, e njëjta gjë na pret edhe pas një viti, i njëjti refuzim na pret edhe pas një viti. Ndaj së bashku duhet të vendosim për këtë kthesë të madhe dhe t’i japim formë kësaj kthese të madhe.

 

 

Por për liderin e opozitës nuk ka dështuar vetëm qeveria por edhe ambasadoret, duke sulmuar drejtpërdrejt ambasadoren e BE Romana Vlahutin.

 

Dështimi i sotëm është dështimi edhe i atyre që dhanë dëshmi të rreme, u bënë njësh me propagandën e Edi Ramës, nuk panë drogën, nuk panë krimin, nuk panë korrupsionin. Por siç e kemi thënë në Europë nuk hyhet me mashtrime, nuk hyhet me gënjeshtra, nuk hyhet me fasada dhe ky është realiteti me të cilin përballemi sot. Kjo është fatura e gënjeshtrave, mashtrimeve, pavarësisht se nga vijnë e kush i bën.

 

Qe ne reagimin e pare për negociatat, lideri i opozitës foli për nevojën e një kthese te madhe, por edhe gjate bashkëbisedimit Basha preferoi te mos jepte detaje ne lidhje me aksionin e opozitës.

 

Basha shmangu gjithashtu komentet nëse bojkoti është apo jo pjese e axhendës se PD e tashme pritet mbledhja e grupit parlamentar dhe ajo e aleateve te PD për te mësuar se si do te veproje opozita na raport me parlamentin dhe ne çfarë përmasash do te shtrihet aksioni i saj.

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh