Lulzim Basha së bashku me disa nga aleatet e tij opozitare ndodhet për një vizite në Austri.

Ai pritet të takojë në Vjenë drejtues të lartë të OSBE për të diskutuar mbi situatën politike në vend, 13 tetorin si datë të mundshme zgjedhjesh por edhe procesin e 30 qershorit që u monitoria nga OSBE-ODIHR.

Një ditë më parë Basha ishte në zyrën e Metës dhe më pas zhvilloj një takim me aleatet e tij opozitarë.

Në deklaratën për mediat, lideri demokrat pohoi se PD dhe opozita është gati ti japë shqiptarëve zgjedhje te lira dhe te ndershme në 13 tetor, një hap pas ky në raport me retoriken e kaluar dhe radikale ku deklaronte se nuk e njihte as 13 tetorin e propozuar nga Meta si datë zgjedhjesh dhe se opozita nuk futej në zgjedhje me Ramën kryeministër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *