Lulzim Basha ka nisur këtë të enjte një tur takimesh me qytetare në të gjithë vendin.

Vizitën e parë ai e pati në Durrës, qytet që u dëmtua rëndë nga tërmeti I 26 nëntorit.

Fillimisht ai ishte në zonën e Shkozetit ku tha se 2 muaj pas tërmetit, banorët janë pa bonusin e qerasë.

Ata, shtoi Basha, po paguajnë faturën e dështimit dhe të propagandës së Ramës

 

“Nuk ka asnjë ndryshim, ka dy muaj. As vlerësim të dëmeve, dhe as faturën e dëmeve. Kemi vetëm llafe dhe vetëm propagandë. Jam shumë i shqetësuar, sepse kjo po fillon të futet në dismensionin e tretë të krizës. E para shëndeti i të sëmurëve, të moshuarve dhe të fëmijëve, e dyta gjendja e biznesi për të cilën dua të njihem realisht se çfarë po ndodh dhe impaktin që ka në ekonominë e Durrësit dhe e treta, ndërkohë që fillon viti buxhetor,  lëvrohen 150 milionë dolarë për oligarkët, ndërsa për njerëzit presin konferencën e donatorëve për të dhënë bonuset e qerasë dhe për të dëmshpërblyer shtëpitë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *