Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i pranishëm këtë të hënë në  Shkodër në inaugurimin e Memorialit të viktimave të komunizmit,  ka thënë se vendi po vuan një tirani, por sipas tij “të veshur me krim e korrupsion që ka shkatërruar vendin“

 

Kryedemokrati e ka cilësuar këtë situatë një “betejë për jetë a vdekje”, ku ka theksuar se sot janë më të vendosur se kurrë për të ndaluar një “tjetër tirani”.

 

“Për të ndaluar një tjetër tirani të krimit, ia vlen çdo sakrificë. Unë PD, opozita dhe gjithë shqiptarët do të jemi më të vendosur se kurrë për të ndaluar një tjetër monizëm, por kësaj radhe të veshur me krim, korrupsion. Kjo është një betejë për jetë a vdekje. Do të jetë fundi i atyre që duan të rikthejnë tiraninë. Një nga arsyet kryesore, pra është, se ne e lamë harresën të mbizotëronte mbi kujtesën, dhe kësisoj nuk I dhamë ndëshkimin e merituar moral, total, diktaturës komuniste dhe krimet e saj të përbindëshme. Përtej çdo dëshpërblimi, financiar, moral, personal, që ky komb dhe ky shtet i ka borxh çdo të përndjekuri dhe çdo familjari apo pasardhësi, dhe për të cilin: po, për ti kthyer përgjigje zonjushes që më pyeti nëse do të ketë një ndryshim të ligjit, për të rivendosur atë  në binarët e kushtetutshmërisë dhe për ta larguar nga modeli i poshtër që kaloi para disa vitesh, për të ndëshkuar familjarët e të përndjekurve. Për të treguar me dëshmi të pashlyeshme vendet, mënyrat, kohën se si, kush e bëri të mundur që për 50 vite krimi dhe vesi të qëndronin mbi vlerat. Sepse vetëm kështu mund ta mundim këtë model që është i njëjtë, vetëm se jo i veshur me petkun e ideologjisë vrastare komuniste, është petku i vlerësimit dhe ngritjes së hiçit, të servilit, hajnit, njeriut që përbuz familje, përbuz thesarin e paçmueshëm që çmojnë ata që luftojnë për një jetë të ndershme. Këtë betejë mund ta fitojmë në afatgjatë vetëm nëse vendosin hierarkinë  e vlerave mbi vesin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *