E shtunë, 26 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Basha në PPE: Vota e lirë, garanci për të ndërtuar shtet demokratik

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Bruksel ku po merr pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane.

 

Lideri i opozitës gjatë qëndrimit të tij në Bruksel është takuar me përfaqësues të partive anëtare të PPE-së, drejtues të politikës së jashtme dhe të zgjerimit në Parlamentin dhe Komisionin Europian, si dhe Parlamentet e vendeve anëtare.

 

Në këtë takim bëhet me dije se Basha ka kërkuar mbështetjen e tyre për hapjen e negociatave për Shqipërinë, si garanci, sipas tij, për të ndërtuar në Shqipëri një shtet demokratik, me pushtete të ndara, ku të garantohet vota e lirë.

 

“Hapja e negociatave është e rëndësishme pasi do të sjellë një mbikqyrje të shtuar nga BE për të ndihmuar në ndarjen e politikës nga krimi, i cili sot ka kapur shtetin dhe për të penguar kandidimin e personave me rekorde kriminale, siç demonstrojnë rasti i Shkodrës dhe Vorës, ku është provuar tashmë se dy të inkriminuar u caktuan të kandidonin për bashkitë. Shqipëria sot ka një krizë të thellë politike, institucionale dhe ekonomike. Zgjidhja janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, të mbikqyrura nga një qeveri tranzitore”.

 

Vazhdo të lexosh