Kryedemokrati Lulzim Basha, nga foltorja e Kuvendit, teksa fliste për çështjen e inceneratorëve, akuzoi qeverinë se iu ka zhvatur shqiptarëve 400 milionë euro.

 

Kreu i Partisë Demokratike deklaroi se Rama do të mbrojë fëmijët, por sipas tij, nga ana tjetër, vjedh shqiptarët.

 

“Kur shikon rendin e ditës, thua lum si ne, por kur dëgjon se cfarë ndodh cdo ditë në këtë vend dhe shikon që 400 mln euro janë zhvatur nga goja e fëmijëve shqiptarë nga një grup me në krye parafolësin (Edi Rama) atëherë kupton sesa hipokrite është kjo. Mbi Shqipëri prej vitesh ka zbritur një krizë shumë planëshe, e para ekonomike e barkut bosh, e një cdo dy familje shqiptare. E humbjes shqiptare, të nëntë në cdo 10 dhjetë të rinj që duan të largohen. Prej masakrës zgjedhore të 25 Prillit përmasat e kësaj krize janë bërë më të mëdha. Nga njëra anë arrestimi i ndryshimit dhe nga ana tjetër interesa e një kaste të vjetër dhe një tjetër trekëndëshi, të Bermudës, po bëjnë gjithçka, jo vetëm të mos frenojnë, por ta zbrazin Shqipërinë dhe ta heshtin nga cdo zë që u bën opozitë planeve të tyre për ta bërë Shqipërinë në çifligun e tyre. Në Shqipërinë e tyre ka vend për tre inceneratorë për të djegur plehrat e Italisë, Shqipërisë dhe vendeve të rajonit. Në Shqipërinë e tyre ndahen qindra miliona euro për oligarkët ndërtohen tunele, porte dhe aeroporte. Blihen mediat, por nuk ka vend, as për shqiptarët e ndershëm dhe as për fëmijët e tyre”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *