Lideri i opozites Lulzim Basha ka mbledhur forumet kryesore te partise per te beret e qarte se pozicioni I partise demokratike nuk ka ndryshuar.

Burime nga mbledhja e kryesise dhe ish-deputeteve bejne me dije se Basha ka theksuar se kriza politike nuk mund te mbyllet me pazar mes PD dhe PS.

 

Mesohet se Basha ka perseritur se nuk do te kete tryeze me Ramen kryeminister dhe kusht per zgjidhjen e krizes mbetet dalja para drejtesise e atyre qe kane vjedhur votat. Kete mesazh kreu i PD, Basha perseriti edhe para medias.

 

 

LULZIM BASHA

 

KRYETAR I PD

 

Kriza zgjidhet me parime, jo me pazar mes nesh dhe PS sic kanë nisur të aludojnë mercenarët e Ramës. Parimi i parë, është fundi i pandëshkueshmërisë i atyre që kanë vjedhur votat. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtesi me Ramen kryeministër nuk ka për të patur.  30 qershori është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonje pushteti ne keto 30 vjet. U faktua ajo që ne paralajmëruam: Eshte varreza politike e Edi Rames”. Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramen, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat. Është koha të bëhemi gati që përveç protestës, të shpalosim bashke me njerezit alternativën, që shumicen Rama ik.

 

 

Basha theksoi se ka ardhur koha per nje ndryshim rrenjesor pasi situate eshte e veshtire, duke iu referuar edhe raportit te fundit te departamentit amerikan te shtetit.

 

Basha u ka kerkuar forumeve drejtuese te PD qe pervec organizimit te protestave te takojne qytetaret e ti njohin me alternativen e PD per qeverisjen pasi sipas tij ka ardhur koha qe shumicen e shqiptareve qe kerkojne ndryshim, ta kthejne ne nje mazhorance politike dhe qeverisese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *