Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi banorët e Ishmit, të dëmtuar rëndë nga tërmeti I 26 Nëntorit.

 

Në fshatin Gjuricë dhe në Amanthe, banorët shprehën mungesë të kujdesit të shtetit për ata, pavarëisht dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

Teksa dëgjoi shqetësimet e banorëve, kreu i opozitës u bëri apel autoriteteve që të shkojnë pa vomnesë në Ishëm, të bëjnë vlerësimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti dhe t’u japin qytetarëve paratë për të rindërtuar shtëpitë.

 

Sipas zyrës së shtypit të PD, vizita e Bashës në Ishëm nxori në pah edhe mungesën e shërbimit shëndetësor apo ndihmave në ilaçe për të prekurit nga tërmeti, shtëpia e të cilëve është e pabanueshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *