Subscribe

Kryetari Basha ka vizituar këtë të martë banoret e demtuar nga termeti ne Gjuricaj, Kertushe te Ishmit dhe Armath ku banoret kerkojne ndihme.

Sipas Bashës për banorët e këtyre zonave nuk është marrë asnjë masë. Ai thotë se situate është emergjente.

 

 90 përqind e shtëpive në Gjuricaj janë dëmtuar rëndë, shumica jashtë përdorimit.Banorët thonë se megjithë thirrjet e përsëritura nuk është marrë asnje masë. E njëjta situatë në Kërtushë dhe Armath.Njerëzit ankohen gjithashtu për mungesë ndihmash dhe shpërndarje selektive.

 

Basha shton se është EMERGJENTE rritja e numrit të vlerësuesve në terren në mënyrë që vleresimi i objekteve të shtrihet në të gjithë zonat e goditura dhe të përfundojë sa më shpejt.

 

Kjo, sipas liderit të PD,  do të mundësonte vlerësimin e dëmit dhe nisjen e rikonstrusionit të objekteve të riparueshme dhe  do tu jepte mundësi  qytetareve, banesat e  të cilëve  janë të pabanueshme të organizonin jetën e tyre deri në rindërtimin e shtepive.

 

 

Për këtë arsye duhet urgjentisht;

 

  1. Mobilizimi i të gjitha kapaciteteve njerëzore. Janë rreth 500 inxhinierë që kanë shprehur gatishmërinë të kontribuojnë vullnetarisht. Është detyrë e shtetit ti organizojë dhe ti vërë në punë për vlerësimin e dëmeve!

 

  1. Sa më parë të bëhet vlerësimi i objekteve të dëmtuara, aq më shpejt qytetarët do të kenë mundësi të sigurohen dhe të adresojnë nevojat e tyre të menjëherëshme dhe afatgjata.

 

  1. Alokimi i fondeve të buxhetit për ti përdorur në funksion të qytetarëve të dëmtuar është hapi i tretë i domosdoshëm. Kjo duhet të nisë me anullimin e menjëhershëm të 150 milion dollarëve të planifikuar për dhjetë oligarkë dhe alokimi i tyre për familjet në emergjencë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *