Subscribe

Gjatë takimeve me banorë të zonës së Dumresë, kryetari i PD, Lulzim Basha, premtoi se qeverisja e djathte, do të investoje në bujqësi 150 milionë euro çdo vit.

Problemi këtu është korrupsioni sepse në qoftë se taksat merren dhe kthehen në rrugë të reja, në ujësjellës, në kanalizime, në vaditje, në kullim apo subvencione për bujqësinë ju do t’ia shihni hajrin. Ne kemi vendosur të investojmë në fshatin shqiptar 150 milionë euro në vit. Si do të investohen? 50 milionë në vit do të investohen për infrastrukturën. Rrugë janë bërë por s’kanë përfunduar. Vaditja, kullimi, ka zona ku nuk është vënë dorë në këto 2 vite e gjysëm, ka zona ku nuk është vënë dorë 10 vjet. Ne do të ndërtojmë një skemë subvencionimi që t’i vijë çdo familje fermeri në ndihmë. I vetmi kriter do të jetë, e punon apo se punon tokën? Ke apo nuk ke blegtori ? Ju do të jeni në gjendje të shisni pa NIPT, por me kartë identiteti dhe pa kartë fermeri. Sepse karta e fermerit dhe NIPT-i janë instrumenta të fshehta për të shkatërruar tregun.

Lideri i opozitës Basha u njoh me problemet që ka zona, ku më kryesori ishte papunësia.

Ne do të shpenzojmë para për shtresat në nevojë. Sasia e energjisë elektrike deri në 200 kilovat dhe uji i përdorur nga familjet në nevojë do të financohet plotësisht nga buxheti i shtetit. E njëjta gjë për medikamentet, jo vetëm për familjet në nevojë por edhe ata me status invaliditeti. Por kjo nuk është zgjidhja, të jemi të sinqertë. Shteti nuk mund të vazhdoj të rrisë faturën sociale, shteti duhet të punojë që të krijohen vende pune, që ekonomia të fillojë të xhirojë, që leku të fillojë të xhirojë dhe për këtë duhen masa radikale. Ulje taksash, investime publike të vërteta, jo falso, jo palma. Subvencionim të bujqësisë, ulje të energjisë elektrike dhe ky është propozimi për të cilin iu themi sot të gjithë shqiptarëve hajde të bashkohemi, dita e votimit nuk është larg. Ta shporrim me votë këtë kastë oligarkike që e provoi, jo vetëm që s’mbante premtimet por kishte vetëm një qëllim, të pasuroheshe për vete e të kthejmë edhe një herë shanset për punësim, për mirëqenie, për prodhim në ekonominë shqiptare. Pra, në xhepat, në tavolinat dhe në familjet e Belshit, Dumresë dhe gjithë Shqipërisë.

Një ditë më parë, Basha u ndal në qytetin e Cërrikut ku premtoi platforma e Partisë Demokratike parashikon uljen e taksave dhe shtimin e 25 mijë vendeve të reja të punës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *