E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Ne do të rimbursojmë shpenzimet për të infektuarit që kurohen në shtëpi

Nëse opozita fiton në zgjedhjet e 25 prillit, kreu i PD, Lulzim Basha premtoi rimbursim të shpenzimeve që qytetarët e infektuar kanë kur trajtohen në shtëpi.

 

Reklamë

Në “Facebook”, ai deklaroi se ky është momenti për të bërë më shumë teste. Basha theksoi se me këtë çështje nuk duhet të bëhet politikë.

 

“Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Më shumë teste, më shumë ndihmë, më shumë zgjidhje. Plani ynë ofron zgjidhje dhe përfshin rimbursimin e plotë të shpenzimeve për personat e prekur me covid që kurohen në shtëpi. Kjo nuk është çështje politike, është çështje për jetë a vdekje!”

 

Prej disa ditësh, Lulzim Basha nuk i kursen sulmet ndaj qeverisë për menaxhimin e pandemisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë