E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha: Ne do të ndërtojmë një qeveri që punon për qytetarët

Lideri i opozitës, Lulzim Basha u zotua se do të sjellë një ndryshim në politikën shqiptare, nëse qytetarët e votëbesojnë në 25 prill.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha u shpreh se qytetarët kanë nevojë për një qeveri që t’i ketë ata në qendër të vëmendjes.

 

Reklamë

Kjo gjë do të bëhet e mundur nga opozita, premtoi ai.

 

“Qytetarëve shqiptarë i duhet një qeveri që punon për ta. Që punon për ty! Një qeveri që nuk merret me dallavere politike, por që siguron ndihmë ekonomike për çdo familje. Një qeverisje që nuk e shpenzon kohën në Instagram, por që është në vijën e parë të luftës me Covid-19. Një qeveri që ndez dritën e shpresës për shqiptarët. Qeveria që ne do të ndërtojmë!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë