Lideri demokrat Lulzim Basha prezantoi para fermerëve të Muzeqesë në Divjakë programin e PD për bujqësinë.

 

Për liderin opozitar, mbështetja për fermerin do të bëhet në bazë të sasisë së prodhimit. Ai theksoi gjithashtu se doganat gjatë qeverisjes së PD do të punojnë në mbrojtje të interesit të prodhimit shqiptar dhe jo atij të importuar.

 

“Mbështetja për fermerët do të bëhet në bazë të sasisë së prodhimit. Prodhimi do të ketë akses në tregun e brendshëm por edhe të jashtëm. Kjo do të bëhet duke eleminuar taksën Rama mbi karburantin dhe duke shtuar kontrollin në dogana për të eleminuar futjen e mallrave të subvensionuara nga jashtë. Kush sjell këto mallra do të paguajë taksë që të mos ju konkurojë me çmime më të ulta. Dogana do punojë për të mbrojtur interesin e shqiptarëve. Nuk do të keni nevojë për nipt sepse identifikimi i fermerit shqiptar do të bëhet vetëm më kartë identiteti. Nipti u shpik për t’ju futur ju në vathë”

 

Basha premtoi dhe zerim tarife për të gjithë fëmijët e fermerëve që do të shkojnë në universitet.

 

“Nuk ka më agronomë për bujqësinë sepse nga kjo qeveri janë hequr nga puna. Fëmijët e fermerëve do të paguajnë zero tarifë për universitetin dhe do të kualifikohen në shkolla profesionale për atë sektorë që ju shërbejnë ju. Nëse dikush do të bëjë një fabrikë, sot turren inspektorët edhe pse ti e ke vetëm ide. Investimet tuaja i shohin si mundësi për të vjedhur”

 

Lideri demokrat deklaroi gjithashtu se një buxhet prej 50 milion eurosh në vit do të jetë në mbështetje vetëm për infrastrukturën në fshatra.

 

“Ne do t’ja dalim që 49 përqind të shqiptarëve që jetojnë në fshat të mos jetojnë më në varfëri dhe pastaj ti shtyjmë të jetojnë në kamje. Fermeri i ankohet Bashës: Kam hedhur 400 kuintal domate sepse kostoja doli shumë e lartë dhe nuk dilte leverdia as ta vilja. Do të humbisja 200 lek për kilogram”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *