Basha në Bruksel, takon kryetaren e re të CDU gjermane

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndodhet në Bruksel ku po merr pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane.
Gjatë qëndrimit të tijnë Bruksel, ai është takuar me kryetaren e re të CDU-së gjermane Annegret Kramp-Karrenbauer.
Kryedemokrati përmes një postimi në Twitter ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e CDU, parti simotër e PD, në hartimin e programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD.
“Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel pata nderin të takohem me Znj. Annegret Kramp-Karrenbauer kryetaren e CDU. Në emër të PD shpreha mirënjohjen për mbështetjen e partisë sonë simotër CDU në hartimin e programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD”.
Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, Basha takoi edhe personalitete të tjera të rëndësishme të grupimit më të madh politik në Europë.
Gjithashtu në këtë aktivitet lideri i opozitës pati takime miqësore dhe të frytshme me Presidentin e PPE, Joseph Daul, me Manfred Ëeber, kandidat i PPE për Presidencën e Komisionit Europian, me David McAllister, Kryetar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian dhe personalitete të tjera europiane që bëjnë pjesë në të njëjtën familje politike europiane.




