Kryedemokrati Lulzim Basha mbylli këtë të mërkurë fushatën elektorale në Berat.

Në fjalën e tij para qytetarëve, lideri demokrat shpërtheu në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se e ka humbur kontrollin. Sipas tij, kreu i qeverisë nuk ka çfarë t’iu ofrojë tjetër shqiptarëve veçse gënjeshtra dhe premtime boshe.

Kreu i opozitës gjithashtu tha se vota masive për numrin 9 do të sjell ndryshimin, që fëmijët shqiptarë kanë aq shumë nevojë.

“8 vjet nuk bëri dot premtimin që do ta bënte vitin e parë, rrugën Berat-Fier. 8 vjet premtime të pa mbajtura, çmimin e naftës, jo vetëm nuk e uli por e bëri Shqipërinë vendin e tretë në botë për çmimin e karburantit. Faturat e energjisë jo vetëm nuk i uli siç premtoi por i rriti duke çuar mijëra sipërmarrje, qindra e mijëra nëna dhe baballarë drejtë papunësisë e qindra e mijëra të tjerë familjarë, drejtë dëshpërimit. Kush nuk i mban mend premtimet e pa mbajtura të Edi Ramës, dështimet këtyre 8 viteve?! Kush më mirë se Berati nuk e ka ndjerë harresën, nëpërkëmbjen e këtij grupi të babëzitur. Dhe ja ku e kemi prapë, 8 vite pushtet, 8 vite premtime, 8 vite me projekte 3D si ishulli i Osumit dhe ka guximit të vijë para këtij qytetërimi, para këtyre qytetarëve, para kësaj rinie e të kërkojë edhe 4 vjet të tjera. E shikoni si sillet nëpër Shqipëri, me projekte 3D nën sqetull, me një thes tjetër me rena me të cilat mendon se do të mashtrojë përsëri shqiptarët. Beratasit e zgjuar të japin ujë me bisht të lugës dhe më 25 Prill, 4 ditë na ndajnë nga fitorja më e thellë që do i prijë ndryshimit të vërtetë për Beratin, për beratasit dhe për gjithë Shqipërinë. Sepse ky qytet dhe kjo trevë i ka të gjitha. Ku janë premtimet për Beratin turistik, ku janë premtimet për subvencionet, për ullirin e famshëm të  Beratit, për vreshtarinë, për fermerët? Ku janë premtimet [për infrastrukturën? 8 vjet rriti taksat, rriti çmimet, rriti koston e jetesës, mbylli shkollat, mbylli universitetet, e zbrazi Beratin dhe Shqipërinë nga të rinjtë. Por edhe 4 ditë dhe përgjigjën do ta marrë në kutit e votimit nga mbarë populli i Beratit, nga shqiptarët e bashkuar si kurrë me parë, demokratë e socialistë bashkë për ndryshim duke votuar për numrin 9.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *