Lulzim Basha e hapi takimin me mbështetësit e PD në Berat me emocionet për pritjen që i kishin rezervuar në këtë qytet. Ai tha se ky entuziazëm është një mesazh i qartë për ata që e kanë mbajtur peng Beratin. Kreu i Pd shtoi se nuk do të ketë zgjedhje me krimin dhe hajdutet.

 

Me fjalë nuk I shpreh dot emocionet e kësaj pritje madhështore, që në fakt është mesazhi më I qartë, më I vendosur, më I prerë, mesazh ndaj atyre dhe atij që e ka mbajtur Beratin peng. Ka mbajtur qytetarët e Beratit peng me krimin dhe oligarkinë, që I ka vjedhur, varfëruar, shpronësuar, shpunësuar dhe I ka dërguar në emigracion, dhe që guxon të mendojë se do ti hedhë kularin në fyt Beratit me 30 qershor. Nuk do të ketë zgjedhje me krimin, me hajdutët.Dëgjojeni Beratin. Shikojeni Beratin, Beratin e shpresës dhe të lirisë e demokracisë. Beratin dhe beratasit në këmbë për dinjitet, për liri, për demokraci, ër Shqipërinë si gjithë Europa.

 

Basha që së fundmi u kthye nga disa takime zyrtare në Londër, u shpreh se pas vizitës në perëndimm mori konfirmimin e aleateve strategjike që falë bashkëpunimit me PD do ta bëjnë Shqiperinë si gjithë Europa.

 

Më lejoni ta them këtu nga Berati, pas vizitës time në perëndim, se bashkë me aleatët tanë strategjikë do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.Asnjë hap pas drejt diktaturës së krimit, drejt despotizmit me frymëzim lindor. Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë. Ne e kemi nisur këtë betejë madhështore, jo për pushtet, por për një ideal që frymon që prej ditës tonë të parë si demokratë: ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *