Lideri i opozitës Lulzim Basha deklaroi nga Londra se dhuna në protesta është shprehje e zemërimit në rritje si pasojë e krizës.

Duke folur ne nje interviste BBC kryedemokrati theksoi se opozita vazhdimisht ka bere thirrje kunder dhunes.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD-së

Absolutisht. PD ka bërë gjithmonë thirrje për protesta jo të dhunshme. Është distancuar dhe do të distancohet gjithmonë nga dhuna. Megjithatë, duhet kuptuar se dhuna e izoluar që, falë Zotit, nuk shkaktoi viktima – asnjë person i vetëm nuk u plagos, asnjë polic nuk u lëndua –  është shprehje e zemërimit në rritje. Këto protesta janë pasojë e një krize që ka shpërthyer me të gjithë fuqinë gjatë 4 muajve të fundit: krizë kushtetuese, krizë politike dhe pasojat e saj ekonomike e sociale.

 

 

Kreu i partisë demokratike shprehu domosodoshëmrinë për hapjen e negociatatave të Shqipërisë në bashkimin evropian paversisht situates se krimit te organizuar dhe korrupsionit

 

Shqipëria duhet t’i bashkohet Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të hapë negociatat e anëtarësimit. Kjo është ajo për të cilën ne po luftojmë, për vlerat europiane, por Shqipëria nuk mund t’i bashkohet BE-së me gënjeshtra, me fabrikime, me zgjedhje të vjedhura, me bashkëpunim me krimin e organizuar, me korrupsionin në nivelet më të larta të këtyre 29 viteve, me pandëshkueshmërinë e njerëzve me pushtet.

 

Ashtu si ne takimet qe pati me zyrtare britanike edhe ne intervisten e dhene per bbc lideri I opozites nenvizoi domosdoshmerine per garantimin e  zgjedhjeve te lira ne shqiperi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *