Subscribe

Kryetari I PD Lulzim Basha u zhvendos këtë të shtunë në Mallakastër për të takuar nga afër qytetaret e për ti bërë thirrje atyre që ti bashkohen protestes më 16 shkurt në Tiranë.

 

Basha bashkëbisedoi me një naftëtar i cili ka udhëtuar 140 KM nga Ballshi në Tiranë në këmbë për të kërkuar të drejtën e tij por edhe të naftëtareve të cilët kanë shumë probleme, mbi të gjitha sa I takon statusit të naftëtarit.

 

Ai i tha kreut të opozitës së Rama gënjeu 1 mijë punëtorë dhe u tha, do t’ju jap lekët dhe nuk u ka dhënë asnjë qindarkë.

 

Basha iu përgjigj shqetësimit të ballshioteve më të cilët u takua se Rrugët politike kanë mbaruar.

 

“Tani është në dorën e popullit. Është në dorën tuaj.Ju e dini fare mirë se çfarë i ka bërë lekët Rama. Lekët i ka ndarë me njerëzit e tij.Nafta nuk ka sjellë asgjë të mirë për ju, por vetëm përfitim me miliona euro për pushtetin e Edi Ramës .Edi Rama premtoi rritjen e pensioneve, sapo takova disa pensionistë, të cilët më thanë se nuk u mjafton as për të blerë ilaçet dhe as faturën e energjisë. Në çdo gjë që konsumoni, kosto e lartë përfshin edhe koston më të lartë të naftës në Europë. Jemi këtu në këtë zonë, ku industria e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës, është prej dekadash punëdhënësja më e madhe, jemi në vendin më të madh të naftëmbajtjes së Europës, dhe asnjëri prej jush nuk ia ka parë hajrin. Shumë prej jush ia kanë parë qederin. Edhe ajri është mbushur me erën e naftës, por nafta nuk ka sjellë asgjë të miorë në familjet tuaja. Përkundrazi, duhet ta paguani me çmimin më të lartë edhe për ata që nuk kanë automjete, kjo ndijkon drejtpërdrejt në çmimin e ushqimeve, mishit, perimeve, bukës. Kjo sepse Edi Rama i ka shtuar taksë naftës prej 300 lekësh për litër. Kanë përfituar me miliona euro me naftën e Ballshit.

 

Kreu i selise blu i beri thirrje qytetareve mallakastriot qe te mos e braktisin vendin por te bashkohen per te rrezuar kete qeveri.

 

 

Unë ju bëj thirrje të mos braktisni Shqipërinë, këtu mund dhe do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë, për veten tuaj dhe mbi të gjitha për fëmijët tuaj, për rininë e Mallakastrës. Mos u dorëzoni, bashkohuni, shtrini dorën njëri – tjetrit dhe të nisim së bashku një betejë për t’i rikthyer Shqipërinë shqiptarëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *