E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Basha në asamblenë e PPE

Reforma ne drejtësi per kryetarin e opozitës Lulzim Basha është peng i vullnetit te kryeministrit Rama. Shqetësimet per ketë reforme Basha i paraqiti ne Asamblenë e Partive Popullore Europiane, ku zhvilloi takime me presidentin e PPE, Joseph Daul, sekretarin e përgjithshëm Antonio Lopez-Isturiz, si dhe me kreun e komisionit të jashtëm të Parlamentit Europian Elmar Brok. Basha tha se mazhoranca është e përçare ne dy drafte, sepse Rama nuk do konsensus dhe synon kapjen e drejtësisë. Reforma ne drejtësi, sipas tij, behet edhe me e domosdoshme per shkak te situatës ne te cilën ndodhet vendi, i zhytur ne krize ekonomike, korrupsion dhe me nivele te larta te kriminalitetit. Bandat tha Basha, – bëjnë ligjin, sepse kane mbështetjen e pushtetarëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë