Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se problemi i drogës e kriminalizimi i Parlamentit mund te dëmtojnë rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Nga Brukseli ku ndodhet për te marre pjese ne punimet e  Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane, Basha ka sqaruar se është avantazh për opozitën që vendet anëtare te BE po ngrenë te njëjtat probleme për te cilat opozita ka vite qe flet, por nga ana tjetër kjo situate ka dhe disavantazhe.

 

“Disavantazhi është që shumica dërrmuese e vendeve anëtare janë bërë shumë të ndërgjegjshme për këto probleme. Kjo mund të pengojë rrugën Europiane të Shqipërisë duke ndëshkuar qytetarët shqiptarë, shumica dërrmuese e të cilëve nuk kanë lidhje as me kultivimin e drogës, as me trafikun e drogës, por janë ata që ndjejnë efektet e para negative, siç janë shtrëngesat e lëvizjes së lirë apo edhe kërcënimet në disa raste për kthimin e vizave për shqiptarët, siç është edhe skepticizmi i madh me të cilin po përballen vendet anëtare sa i përket procesit të hapjes së negociatave me Shqipërinë.”

 

Shqipëria pret hapjen e negociatave për anëtarësim ne BE vitin e ardhshëm, por sipas Bashes ka stepje nga vendet anëtare për këtë proces.

 

“Për fat të keq, ajo që vërej është një stepje e madhe e përfaqësuesve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian sa i përket Shqipërisë. Në veçanti, shqetësime të mëdha në drejtim të shtetit ligjor, luftës kundër krimit, luftës kundër korrupsionit. Padyshim që episodi Tahiri dhe mbrojtja e tij politike me imunitet parlamentar, si dhe largimi në drejtim të paditur i 3 oficerëve madhorë, pasi ata u vunë nën akuzë dhe u kërkua arrestimi në lidhje me trafikun e drogës, kanë lënë një shije shumë të hidhur.

 

Sipas Bashes zgjidhjet politike për situatën e krijuar ne vend qëndrojnë tek krijimi i një qeverie antimafia qe do te përgatisë reformën zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *