Subscribe

Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh këtë të shtunë gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët se sistemi shëndetësor është në kolaps. Lideri demokrat u shpreh se qindra raste të reja me COVID-19 nuk raportohen.

Basha denoncoi se të afërmit e 4 pacientëve me koronavirus nuk janë testuar për të parë nëse janë apo jo të infektuar me COVID. Sipas tij, testimi është refuzuar nga ISHP.

“Në 24 orët e fundit e kam parë nga afër se sa i kolapsuar është sistemi shëndetësor, duke u angazhuar me 4 raste të afërmish me COVID. Testimi i pacientëve është refuzuar nga ISHP.  Mungesa e testimeve, përpjekje e qëllimshme për të fshehur të vërtetën. Shifrat e raportuara, nuk përfshijnë me qindra raste që as nuk testohen, as nuk kurohen nga sistemi shëndetësor. Refuzimi i organizuar i testimit të të sëmurëve, përgjegjësi personale e Edi Ramës. Përhapja e shpejtë e infeksionit pasojë e mostestimit dhe mostrajtimit të mijëra rasteve me COVID. Pjesa dërrmuese e qytetarëve nuk përballojnë dot çmimet e larta të ilaçeve. Pensionistët, qytetarët më të varfër, kanë edhe shpenzimet më të larta për ilaçe”, tha Basha. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *